Pershkrim i pergjitheshem

Banka Kombëtare Tregtare ofron për të gjithë klientët e saj kartat plastike BanKomat dhe Prima,

BanKomaT – janë  karta debiti të cilat mundësojnë akses të shpejtë në llogaritë tuaja personale 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Nëpërmjet tyre  ju mund të tërhiqni para cash dhe të blini mallra e shërbime pa komision.

Prima – janë  karta krediti revolving të lidhura me një limit kredie të aprovuar nga Banka, 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës. Kartat Prima përdoren për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, paradhënie cash, blerje dhe rezervime në internet.

BanKomat dhe Prima ju mundësojnë veprime të shpejta dhe të sigurta në terminalet ATM dhe POS në çdo kohë dhe në çdo vend ku shihni logot VISA dhe MasterCard.

Me BanKomat dhe Prima ju keni kontroll të plotë të shpenzimeve  pasi çdo transaksion që kryeni  mund ta verifikoni nëpërmjet Nxjerrjes së Gjendjes së Llogarisë.




Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Qendra Kontaktuese +381 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe ne:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.