Rimbushje e telefonisė mobile

 Rimbushje e telefonisë mobile – Vala Top Up 

 

 Rimbushjen e celularit tuaj të operatorit Vala mund ta bëni përmes llogarisë suaj në Bankën Kombëtare Tregtare.  

 

Nëse jeni përdorues i shërbimeve elektronike E-Banking dhe Mobile Banking, nga menyja Pagesat/Rimbushje Celulari duke vendosur numrin e celularit që kërkoni të rimbushni, ju mund të kryeni transaksionin sipas shumës që keni përzgjedhur.

 

Shuma për rimbushje të telefonisë mobile Vala është 5, 10 dhe 20 Euro.

 

Gjithashtu, BKT, rimbushjen e telefonisë mobile ua ofron edhe përmes rrjetit të ATM-ve.

Nëse vendosni kartën në ATM, nga menyja Shërbime/Rimbushje Celulari, duke shtypur numrin e celularit që kërkoni të rimbushni, ju mund të kryeni transaksionin me një nga shumat që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

 

Rimbushje e telefonisë mobile – IPKO Top Up 

 

Rimbushjen e celularit tuaj të operatorit IPKO mund ta bëni përmes llogarisë suaj në Bankën Kombëtare Tregtare.  

 

Nëse jeni përdorues i shërbimeve elektronike E-Banking dhe Mobile Banking, nga menyja Pagesat/Rimbushje Celulari duke vendosur numrin e celularit që kërkoni të rimbushni, ju mund të kryeni transaksionin sipas shumës që keni përzgjedhur dhe të paguani të gjitha shërbimet tjera (Duo – Family, Duo- Premium, Trio, etj).

 

Limiti minimal për rimbushje të telefonisë mobile është duke filluar prej 1Euro deri tek shumat 3, 5, 10 dhe 20 Euro.

 

Gjithashtu, BKT, rimbushjen e telefonisë mobile ua ofron edhe përmes rrjetit të ATM-ve.

Nëse vendosni kartën në ATM, nga menyja Shërbime/Rimbushje Celulari, duke shtypur numrin e celularit që kërkoni të rimbushni, ju mund të kryeni transaksionin me një nga shumat që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

 

 



Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.