BKT Mobile

 

Banka në dorën tënde!

 

BKT Mobile ofron shërbime bankare të shpejta dhe të sigurta për klientët individë në çdo kohë nga telefoni juaj mobil, pa pasur nevojë për të shkuar në degët e BKT-së ose për një kompjuter.

Me ndihmën e BKT Mobile ju mund të kryeni të gjitha transaksionet tuaja bankare në mënyrë të lehtë dhe  shpejtë dhe me komisione më të ulëta sa herë që keni qasje në internet 24 orë në ditë 7 ditë në javë.

Nëse keni një llogari bankare dhe një nga kartat e debitit ose kreditit të bankës tonë dhe keni regjistruar numrin tuaj të telefonit celular në degë të BKT-së.

Ju mund të hyni në BKT Mobile tuaj nga çdo telefon mobil që ka një sistem operativ iOS ose Android. Për t'u identifikuar në BKT Mobile, ju duhet të bëni instalimin dhe ta aktivizoni aplikacionin nën emrin BKT Mobile, i cili mund të gjendet në Dyqanin e App Store dhe Play Store.

Shërbimet ofrohen në dy gjuhë, Shqip dhe Anglisht.

QASJA NË LLOGARINË TUAJ TË BKT MOBILE:

BKT aplikon masat më të fundit të sigurisë dhe aplikon solucionet më efikase të sigurisë, në mënyrë që transaksionet tuaja bankare dhe të dhënat tuaja personale të ruhen.

Janë dy mënyra të qasjes në llogarinë e BKT mobile:

a.     Me numrin tuaj të klientit apo numrin tuaj personal dhe fjalëkalimit

b.     Ose me informacionin e kartes tuaj të BKT-së

 

SHËRBIMET BANKARE DHE TRANSAKSIONET


Pa pasur nevojë të shkoni në bankë, ju mund të kryeni të gjitha transaksionet bankare nga llogaria bankare e BKT-së, përveç depozitimit të parave.

 

BKT Mobile ju jep informacion të vendodhjeve të ATM-ve dhe degëve më të afërta të BKT pa patur nevojë të logoheni. 

Llogaritë:

·         Monitorimi dhe gjenerimi i gjendjes së llogarisë

·         Hapja e llogarisë së re

·         Hapja dhe mbyllja e depozitës

Transfertat dhe Pagesat:

·         Transferta brenda BKT-së

·         Transferta kombëtare

·         Pagesa faturash – KESCO pa komision

Karta e Kreditit:

·         Pranimi i gjendjeve mujore të llogarisë

·         Monitorimi i transaksioneve të fundit

·         Pagesat e kartës suaj apo kartave tjera 

·         Ndryshimi i limitit për pagesat online

Kreditë:

·         Shuma e këstit mujor

·         Data e pagesës

·         Bilanci i mbetur

·         Data e përfundimit

Shërbime tjera:

·         Shkëmbim parash

·         Shtimi dhe ndryshimi i e-mail adresës

·         Ndryshimi i fjalëkalimit

·         Mbushje elektronike për operatorët e telefoninsë mobile

 

 

 

 

 

 



Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.