UPT

UPT – Universal Payment Transfer


Banka Kombëtare Tregtare në partneritet me Universal Payment Transfers tani ofron transferta parash.

BKT në bashkëpunim me UPT (Universal Payment Transfer) falë teknologjisë  më të sofistikuar elektronike për pagesa brenda dhe jashtë vendit, bën procesimin e parave për vetëm disa minuta.

Shërbimet e transferimit të parave sot plotësojnë nevojat e shumë njerëzve në të gjithë globin. Rrjeti i UPT-ve tashmë operon me rreth 400.000 zyra pagesash, prandaj, tani është më lehtë ta gjeni afër jush një zyre të UPT-së  për të dërguar dhe pranuar para në monedhat EUR dhe USD.

UPT është liderë në fushën e transfertave ndërkombëtare  sepse operon me komisionet apo tarifat më të lira në treg.

 

UPT

 

·         Bën të mundur të pranoni dhe dërgoni  shuma të caktuara parash  në një rrjet të madh  lokacionesh dhe paratë tuaja mund t’i  merrni  atëherë Kur ju keni nevojë dhe aty Ku ju gjendeni, sepse UPT ju sjellë më afër të dashurve tuaj;

·         E bën të lehtë transferimin e parave në të gjithë botën te familjarët dhe miqtë tuaj kurdo dhe sa herë që ata kanë nevojë.

 

Me UPT:

·         Transfer brenda ditës;

·         I leverdishëm;

·         I shpejtë;

 

Me BKT është tepër e lehtë të marrësh para në Kosovë dhe mjafton t’i ndiqni hapat në vijim:

·         Informoni dërguesin të kryejë tansfertën përmes UPT-së;

·         UPT pastaj dërgon numrin e referencës me një SMS njoftues në numrin e saktë të  personit përfitues të dhënë në momentin e aplikimit nga dërguesi;

·         Tërhiqni e parave në njërën nga degët tona.


Me BKT është tepër e lehtë të dërgosh para nga Kosova  dhe mjafton t’i ndiqni hapat në vijim:

·         Shkoni në njërën nga degët  e BKT-së. Klikoni këtu për të mësuar vendndodhjen e degëve të BKT-së http://www.bkt-ks.com/deget;

·         Tregoni një dokument identifikimi (ID ose Pasaportë);

·         Paguani shumën  që doni të transferoni tek përfituesi. Shuma maksimale ditore është 5000 EUR/USD;

·         Më pas, përmes një SMS-i njoftues apo forme tjetër përfituesi do të pajiset me numrin e referencës.

 

 

 

 




Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.