Depozita Rrita

Është koha t’i investoni paratë tuaja! 

Ne ju ofrojmë norma të volitshme të interesit, ju fitoni çdo vit. Pra, shtoni vlerë parasë suaj me Depozitën Rrita dhe përfitoni interesa që rriten si dhe fleksibilitet në tërheqje pa humbur interesat e përfituara.  

Zgjedhja është e juaja, pra, përcaktohuni për alternativën më të mirë.

 ME DEPOZITËN RRITA:

·           Fitoni interes në fund të çdo viti kalendarik;

·           Interesi do të ju kreditohet në llogarinë rrjedhëse dhe është në dispozicion për tërheqje;

·           Kjo lloj depozite hapet vetëm në valutën EUR;

·           Ofron fleksibilitet për tërheqjet e parakohshme;

·           Ofrohet për maturitet 60 muaj;

·          Nëse dëshironi ta rinovoni investimin tuaj, atëherë duhet ta lidhni kontratën e re me normat e interesit në fuqi në momentin e investimit.

 Skema e normave të interesit: 

 

 Viti 1

1.50%

Viti 2

2.00%

Viti 3

2.75%

Viti 4

3.00%

Viti 5

4.00%

 
Interesi dhe tatimi në burim për depozitat: 

·          Mbi interesin e ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e tatimit në burim që aktualisht, për individët, tatimi që aplikohet është 10%, në pajtim me ligjet e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.

Si mund të hapni një depozitë RRITA?

Kontrata mund të lidhet në çdo degë dhe mjafton që të keni llogari rrjedhëse  me shumën e disponueshme si dhe vetëm një dokument identifikimi si: kartë identiteti apo pasaportë. 

 

 




Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.