Business Mobile Banking

 

Me BKT Business Mobile Banking tani mund të kryeni të gjitha shërbimet bankare për biznes kudo dhe 24/7nga telefoni juaj i mençur në mënyrë të shpejtë dhe sigurt.

Për tu regjistruar në BKT Business Mobile Banking mjafton të jeni përdorues të Business e-Banking. Për të aplikuar për Business e–Banking ju lutemi vizitoni degën tonë.

Informatat e nevojshme për tu regjistruar janë Numri juaj i klientit (CIF) dhe Numri i kompanisë tuaj (CIF) dhe pasi te shtypni butonin regjistrohu ndiqni hapat e regjistrimit.

Duke përdorur të njëjtin fjalëkalim ju mund te hyni në BKT Business Mobile Banking  dhe e-Banking.
Duke përzgjedhur 'Më Kujto' nuk do të jetë e nevojshme t’i shtypni Numrat e Klientit sa herë hyni në aplikacion.

BKT Business Mobile Banking ofron informacion mbi vendndodhjen e ATM-ve, degës më të afërt të BKT-së, Konvertuesin e Monedhës, Llogaritësin e Depozitave, Llogaritësin e Kredisë, Kursin e Këmbimit pa pasur nevojë të hyni në aplikacion.

Shërbimi ofrohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

 

Me BKT Business Mobile Banking mund të kryeni pagesa dhe të informoheni mbi llogaritë, kartat e kreditit apo faturat.
Mund të bëni rimbushje elektronike të telefonit mobil nga Operatorët Telefonik të listuar.
Mund të transferoni para midis llogarive tuaja, drejt llogarive brenda BKT-së dhe drejt bankave të tjera në Kosovë.
Mund të hapni llogari rrjedhëse dhe të  kryeni këmbime valutore. 
Mund të hapni Depozitë të re apo të likuidoni një ekzistuese dhe të merrni informacion mbi kreditë tuaja.
Gjithashtu, nëpërmjet aplikacionit mund t’i autorizoni transaksionet e kryera nga financieri juaj.

Udhezues Perdorimi i BKT Mobile per Bizneset KS

Shkarko në     

  

 




Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.