Njoftim rreth Privatėsisė

Njoftim rreth Privatësisë

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Banka Kombëtare Tregtare – Dega në Kosovë, respekton privatësinë e klientëve të vet. BKT sigurohet që, të dhënat tuaja personale, të kërkuara në përputhje me ligjin që rregullon kryerjen e aktiviteteve bankare dhe për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve tona, do t’i mbrojë dhe do t’i shpalos vetëm atëherë kur obligohet me ligj ose, vetëm pasi ta ketë marrë pëlqimin tuaj me shkrim.

Nëse besoni se të dhënat tuaja personale janë keqpërdorur, ose keni çfarëdo shqetësimi rreth praktikave tona të sigurisë së informacionit dhe privatësisë, ju lutemi, kontaktoni ekipin përgjegjës të BKT-së për mbrojtjen e të dhënave personale përmes adresës elektronike ks-ppd@bkt.com.al.

 Marketingu i Drejtpërdrejtë 

Bazuar në pëlqimin paraprak të marrë nga ju  në kuadër të Kontratës për Shërbime Bankare, kohë pas kohe, për qëllime promocionale dhe për çfarëdo risie që ne vlerësojmë se është me interes të informoheni, ju do të kontaktoheni  me postë , me telefon, postë elektronike ose mënyra të tjera të telekomunikimit (praktikë e njohur si marketing i drejtpërdrejtë).

 Çregjistrimi

Nëse nuk dëshironi të pranoni njoftime të tilla me shkrim, SMS apo E-mail promovues nga banka, ju lusim  t’na shkruani në këtë email adresë: ks-cregjistrohu@bkt.com.al  ose na kontaktoni në numrin tonë të telefonit 038 666 666.

Gjithashtu, ju mund të dorëzoni kërkesën tuaj me shkrim  në ndonjërën nga degët e BKT-së. Banka do të kujdeset që më së largu brenda tetë ditëve pas pranimit të kërkesës suaj, të ndalojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë  dhe, brenda pesë ditëve pasuese,  t’ju informojë me shkrim për aprovimin e kërkesës suaj.

 



Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.