Bordi i Drejtorëve

Mehmet Usta – Kryetar Bordi 

Z. Mehmet Usta ka lindur në vitin 1950 dhe është diplomuar në Departamentin e Ekonomisë dhe Financës pranë Akademisë së Shkencave Ekonomike dhe Tregtare të Eskişehir-it. Ai ka një përvojë të gjatë pune 35 vjeçare në sektorin bankar. Pas eksperiencës së tij si auditor i brendshëm dhe drejtues në Anadolu Bank gjatë viteve 1979 - 1987, ai ka mbajtur pozicione të larta drejtuese pranë Emlak Bank si në Turqi ashtu edhe jashtë vendit gjatë viteve 1987- 1994. Më pas, gjatë periudhës 1994 - 2007 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordi pranë Banque du Bosphore me qendër në Paris. Në prill të vitit 2008 Z. Usta u bë pjesë e AktifBank si nënkryetar i Bordit Drejtues. Që nga korrik i vitit 2009, Z. Usta gjithashtu mban pozicionin e Kryetarit të Bordit Drejtues të BKT, një njësi në varësi të Çalık Holding me veprimtari në Shqipëri dhe Kosovë. Që nga maji i vitit 2012, Z. Usta është Anëtar i Bordit Drejtues pranë Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (World Savings Banks Institute, WSBI) me seli në Bruksel dhe ushtron postin e Kryetarit të Bordit pranë njësive në varësi të Aktifbank, UPT Ödeme Hizmetleri A.Ş. dhe  Sigortayeri Sigorta ve Reasürans Brokerlik A.Ş.
 
Seyhan Pencablıgil -Zëvendës kryetar Bordi

Z. Seyhan Pencablıgil, i laureuar si B.A. në Administrim Biznesi dhe si M.A. në Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti i Bosforit në Turqi dhe M.Sc. në Financë nga Universiteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar, është një bankier me përvojë, me një eksperiencë të gjatë si drejtues. Ai ka kryer studimet e doktoraturës për Filozofi pranë Universitetit të Sofies në Bullgari. Z. Pencablıgil ka punuar në pozicione të ndryshme në Kentbank, si Nëndrejtor i Përgjithshëm për Depozitat-Thesarin dhe Nëndrejtor i Përgjithshëm për Bankingun Ndërkombëtar. Z. Pencablıgil është Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar Bordi i BKT-ës që prej Tetorit të vitit 2000, Kryetar Nderi i Komitetit Kombëtar në Dhomën Ndëkombëtare të Tregtisë – ICC Albania, Kryetar i “Albania Leasing Sh.a.”, Kryetar i Dhomës Shqiptaro – Turke të Tregtisë dhe Industrisë dhe Anëtar Alternativ i Bordit të Drejtorëve të Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (WSBI). Në të kaluarën Z. Pencablıgil ka mbajtur pozicione të tjera si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Anëtar i Bordi i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Në vitin 2012, Z. Pencablıgil është zgjedhur si “Drejtori i Përgjithshëm i Vitit në Europë” nga revista prestigjioze “EMEA Finance”. Ndërsa së fundmi është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
 
 
Galip Tözge – Anëtar Bordi

Z. Galip Tözge ka lindur në vitin 1967. Ai është laureuar nga Departamenti i Ekonomiksit në Universitetin e Marmarasë dhe ka kryer MBA në Universitetin e Misurit në SHBA. Z. Tözge e ka filluar karrierën e tij bankare në vitin 1993 pranë Citibank dhe më pas në vitin 2002 i është bashkuar “Akbank T.A.Ş.”. Ai ka punuar për 12 vjet në Akbank dhe për kompani të tjera të zotëruara nga Akbank duke shërbyer në poste drejtuese kryesore të ndryshme, përfshirë këtu edhe si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Akbank dhe Anëtar Bordi i “Ak Portföy Yönetimi A.Ş.” dhe “Ak Yatırım Menkul Değerler A.Ş.”. Në vitin 2015, ai u emërua Drejtor i Përgjithshëm i “Aktif Yatırım Bankası A.Ş.” dhe aktualisht shërben edhe si President i Grupit të Bankingut të “Çalık Holding A.Ş.”. Z. Tözge iu bashkua Bordit të Drejtorëve të BKT-ës në Shkurt 2017.
 
 
Abdurrahman Balkız – Anëtar Bordi

Z. Balkız është diplomuar në degën Administrim Biznesi në Universitetin Çukurova. Përpara se t’i bashkohej BKT-së, Z. Balkız ka qënë Drejtor i Këshillit të Auditit të Brendshëm në Bankën Atlas Investment, njësi në varësi të Kentbank, Senior Auditor i Brendshëm dhe Oficer i Pajtueshmërisë në Kentbank. Para se t’i bashkohej Kentbank, Z. Balkız ka qenë Asistent Auditor i Brendshëm në Bankën Arabe -Turke.
Z. Balkız ka qenë pjesë e BKT – Shqipërisë për 13 vite, 6 vite si Drejtor i Grupit të Auditit të Brendshëm dhe 7 vite si Drejtor i Grupit të Operacioneve. Nga Janari i vitit 2014, Z. Balkız është pjesë e BKT - Kosovës si Drejtor i BKT – Dega Kosovë. Në Prill, 2018, Z. Balkiz u emërua anëtar bordi i BKT Kosovë SH.A. 
 

Znj. Ayşegül Adaca Oğan – Anëtare Bordi

E lindur në vitin 1974, Znj. Ayşegül Adaca Oğan iu bashkua BKT-së si Anëtare Bordi në 25 Tetor 2017. Ajo ka kryer studimet B.Sc. për Inxhinieri Civile në Universitetin e Bosfor-it në Turqi, dhe M.Sc. për Drejtim Inxhinierik në Universitetin e Stanford-it në SHBA. Znj. Oğan ka 17 vjet eksperiencë në bankingun individual, dixhital dhe sistemet e pagesave. Ajo mori detyra drejtuese në 3 banka kryesore tregtare në Turqi dhe ka punuar në industrinë e financimit konsumator në SHBA. Përpara se t’i bashkohej Bordit Drejtues të BKT-së, ajo ishte Drejtore e Grupit të Bankingut Individual në Aktif Bank, ku ishte përgjegjëse për praktikat e përgjithshme të bankingut individual, huadhënien individuale, bankingun dixhital, sistemet e pagesave dhe komunikimin e korporatës.
 
 

Suat Bakkal - Kryeshef ekzekutiv dhe anëtar bordi

Z. Suat Bakkal u lind në vitin 1980, Trabzon-Turqi. Ai i përfundoi studimet e tij universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Boğaziçi dhe ka një Diplomë Master në Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka licenca të tregjeve të kapitalit në fushat e Instrumenteve Financiare Derivative, Qeverisjes së Korporatave, Vlerësimit të Kredive, Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme dhe CFA3.
Përgjatë karrierës së tij, Z. Suat Bakkal shërbeu si Drejtues i Marketingut të Korporatave në Aktif Bank, Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të IFM Qendrës Financiare të Stambollit SH.A., Anëtar i Bordit në Fondin e Investimeve të Pasurive të Paluajtshme të Mukafat Asset & Portfolio Menaxhment Co, Anëtar i Bordit të Inovaban Innovation Consulting SH.A., dhe gjithashtu Kryetar i disa kompanive prodhuese të energjisë dhe investimeve SPV.
Në Prill, 2018, Z. Bakkal u emërua Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi i Bankës Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A.
 


Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe në:
Banka Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.A. – merr pjesë detyrueshëm në Fondin e Sigurimit të Depozitave të Republikës së Kosovës.