


Depozita Elastike
Depozitë me maturitet fleksibil
Ju mund ta zgjidhni vetë maturitetin e depozitës tuaj me afat dhe këtë jua ofron vetëm BKT me depozitën elastike, me anë të së cilës ju mund të zgjidhni midis maturiteteve 32 deri në 1094 ditë.
Përse të mos fitoni interes për periudha sipas nevojave tuaja?!
Veçoritë
- Depozita Elastike mund të hapet në Euro, Dollarë Amerikan ose Paund Britanik.
- Interesi përfitohet në datën e maturimit të depozitës dhe humbet nëse kjo e fundit tërhiqet përpara afatit.
- Depozita Elastike është e pa-rinovueshme automatikisht. Rinovimi i saj mund të bëhet vetëm me kërkesë të klientit.
Interesi dhe tatimi në burim për depozitat:
- Mbi interesin Bankar të ofruar nga Banka, do të mbahet përqindja e e tatimit në burim mbi interesin Bankar, e miratuar me ligj dhe e aplikueshme në momentin e kreditimit të interesit.
Si mund të hapni një depozitë elastike?
- Në çdo një nga degët e BKT-së, vetëm me një dokument identifikimi si: letërnjoftim, pasaportë, , pasaportë biometrike ose një çertifikatë për personat nën moshën 16 vjeçare.

Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.