Menaxhmenti i Lartė

 

Abdurrahman Balkżz,  Drejtor i BKT Dega Kosovë 

Z. Balkżz është diplomuar në degën Administrim Biznesi në Universitetin Çukurova. Përpara se t’i bashkohej BKT-së, Z. Balkżz ka qënë Drejtor i Këshillit të Auditit të Brendshëm në Bankën Atlas Investment, njësi në varësi të Kentbank, Senior Auditor i Brendshëm dhe Oficer i Pajtueshmërisë në Kentbank. Përpara se t’i bashkohej Kentbank, Z. Balkżz ka qënë Asistent Auditor i Brendshëm në Bankën Arabe-Turke.
Gjatë 13 viteve të fundit Z.Balkżz ka qenë pjesë e BKT - Shqipërisë, 6 vite si Drejtor i Grupit të Auditit të Brendshëm dhe 7 vite si Drejtor i Grupit të Operacioneve. Nga Janari i vitit 2014, Z.Balkżz është pjesë e BKT - Kosovës si Drejtor i BKT – Dega Kosovë.

 

 

 

Cenk Arioz,  ZëvendëDrejtor


Z. Arioz është Bankier Ndërkombëtar me 20 vite eksperiencë pune (ka punuar në Turqi, Holandë, Belgjikë, Gjermani, Britani të Madhe dhe Kosovë) në fushat e Menaxhimit Bankar, Kreditimit, Auditimit, Raportimit Financiar dhe MeNaxhimit të Riskut.
Z. Arioz ka diplomë Bachelor në Statistikë nga Universiteti METU (1995) dhe një diplomë Masteri nga Universiteti Marmara në fushën e Bankingut (1998). Aktualisht është duke ndjekur programin për doktoraturë në Inzhinierinë Financiare, pranë Universitetit Yeditepe.
Karrierën bankare e filloi në vitin 1995 si në Yapi Kredi Bank në Programin e Menaxherëve në Trajnim. Pastaj ai punoi si Analist i Kredive në Departamentin e Kreditimit të Korporatave. Në vitin 2000 ai iu bashkangjit Bankës Demir-Halk Bank në Holandë ku punoi në fushat e Kreditimit dhe Auditimit të Brendshëm. Në vitin 2006 ai iu bashkua bankës Fortis në Stamboll ku punoi si Drejtori Regjional i Menaxhimit te Performancës përgjegjës për Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani dhe Ukrainë. Z. Arioz iu bashkua grupit të Menaxhimit të Riskut (2008) në pozitën e drejtorit dhe përgjegjës kyresisht për Kontrollin e Riskut (e cila mbulon Menaxhimin e Riskut, Pajtueshmerisë dhe Departamentin e Kontrollës dhe Auditmit) dhe Projektin Basel. Për më tepër, Z. Arioz ka punuar për BNPP Grupin në Integrimin e Grupit me përfshirjen e Boston-Grup i Konsulencës gjatë bashkimit të TEB dhe Fortis Bank në Turqi. Z. Arioz iu bashkua BKT Kosovës si Zëvendës Drejtor në vitin 2011.
 

 
 

Albion Mulaku, Drejtues i Grupit të Bankingut të Korporatave dhe NVM-ve

 

Z. Mulaku është i diplomuar në vitin 2004 pranë Universitetit të Prishtinës, drejtimi Biznesi Financiar i Ndërmarrjeve. Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ka punuar si Tranjues dhe Përkthyes në OSBE. Karrierën Bankare e ka filluar si Zyrtar i Kredive në Pro Credit Bank në vitin 2003 dhe në vitin 2005 është promovuar si Kordinator i Nëndegës. Më vonë, në vitin 2007 u promovua në pozitën e Menaxherit Regjional të Korporatave. Në vitin 2009 deri në vitin 2010, Z. Mulaku iu bashkua Pro Credit Holding në Frankfurt am Main, Gjermani, si Spcialist i Rsikut Kreditor dhe ka qenë përgjegjës për Pro Creditin në Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni. Z. Mulaku iu bashkua BKT Kosovës në Tetor të vitit 2010 si Drejtues I Korporatave dhe NVM-ve dhe që nga Dhjetori i vitit 2013 mban pozitën e Drejtuesit të Grupit të Bankingut të Korporatave dhe NVM-ve.

 

 

 

 

Murat Derman, Drejtues i Grupit të Bankingut Individual

 

Z.Derman është diplomuar për Shkencat Kompjuterike në Universitetin Ege, dhe studimet Master në Menaxhim Biznesi nga Universiteti Sabanci në Turqi. Z.Derman ka mbi 20 vjet përvojë pune në sektorin Bankar dhe atë të Teknologjisë Informatike në Turqi.
Para se ti bashkangjitet BKT-se, Z.Derman ka punuar në Banka Turke dhe Ndërkombëtare duke përfshirë Pamukbank A.S, Akbank A.S dhe Odeabank A.S në Turqi. Z. Derman iu bashkangjit BKT Kosovës në pozitën e Drejtuesit të Grupit të Bankingut Individual në Shtator të vitit 2016.

 

 

 

 

 

Rudin Lleshaj, Drejtues i Grupit të Operacioneve dhe Burimeve Njerëzore

 

Z. Lleshaj është diplomuar për Ekonomi në vitin 2001 në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme, Ankara, Turqi. Në po të njëjtin universitet gjatë viteve 2004-2006, ai ka kryer studimet Master në Menaxhim Biznes. Në Shtator të vitit 2001, z. Lleshaj ka filluar karrierën e tij pranë Bankës Kombëtare Tregtare në Departamentin e Auditimit të Brendshëm, për të punuar më pas në Degën e Sarandës si Drejtues i Operacioneve. Që nga viti 2007, ai ka zhvilluar karrierën e tij në departamente të ndryshme në BKT Kosovë si Departamentin e Operacioneve dhe Departamentin e Kontrollit Financiar dhe Buxhetimit, po ashtu edhe Departamentin e Riskut Operacional dhe të Tregut në BKT Shqipëri. Që nga Shkurti 2014, z. Lleshaj është promovuar si Drejtues i Grupit të Operacioneve dhe Burimeve Njerëzore në BKT Kosovë. 

 

 

 

 

Elton Xhafaj, Drejtues i Grupit të Auditimit të Brendshëm

 

Z. Xhafaj është diplomuar për Menaxhim në Universitetin e Stambollit dhe ka një Diplomë Master në Studime Ekonomike Evropiane nga Universiteti i Tiranës. Z. Xhafaj ka mbi 12 vjet përvojë pune në sektorin Bankar dhe atë të Telekomunikacionit. Ai iu bashkua BKT Shqipërisë në vitin 2002 si Asistent Auditor i Brendshëm deri në vitin 2008, kur u promovua Zëvendës Drejtor i Divizionit të Auditimit të Brendshëm. Në vitin 2012 Z. Xhafaj iu bashkua kompanisë Albtelecom, si Drejtor i Auditimit të Brendshëm, ku themeloi funksionin e Auditimit të Brendshëm në këtë kompani. Në Qershor 2015, ai u bashkua me BKT Kosovë si Drejtues i Grupit të Auditimit të Brendshëm.

 

 

 

 



Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.