FAQ

FAQ

Pse përdoret Karta Prima?

Karta Prima është ideuar për t'ju ardhur në ndihmë ju në çdo moment kur ju keni nevojë ekonomike

Ku përdoret Karta Prima ?

Mund të blini në të gjithë botën në çdo POS (pikë shitjeje), në Internet apo të tërhiqni CASH në çdo ATM (vetëm 50% të limitit), ku shihni logon MasterCard dhe VISA, pa menduar për gjendjen e llogarisë suaj, sepse për këtë mendojmë ne.

Kush mund të përfitojë Kartën Prima?

Të gjithë individët ,mbi 18 vjeç, të cilët sigurojnë dokumentacionin e kërkuar nga BKT, mund të bëjnë të tyren kartën Prima:

* dokument identifikimi
* vërtetim të ardhurash ( të të gjitha llojeve) nëse ka ose çelja e nje depozite   prej 110% të limit të kërkuar
* nënshkrimi i Formularit të Aplikimit
* dorëzanës (nëse ka)

Çfarë është karta shtesë?

Për një shërbim sa më të mirë për ju dhe të afërmit tuaj, BKT mundëson pajisjen e një personi të autorizuar nga ju me një tjetër kartë krediti PRIMA. Limiti i kartës shtesë do të përcaktohet nga ju brenda limitit të kartës suaj. Ju mund të keni deri në dy karta shtesë. Kartat shtesë do të jenë të të njëjtës markë me atë kryesoren. Për t’u pajisur me kartën shtesë, nevojiten dokumentat e personit si dhe autorizimi juaj.

Si mund të aplikoni për kartën PRIMA?

Për të aplikuar për kartën e kreditit PRIMA mjafton të vizitoni degën më të afërt të BKT-së

Për çdo informacion tjetër ju lutem kontaktoni Call Center në numrin: +381 38 666 666

BKT ju këshillon!

Për të shmangur humbjen/vjedhjen e kartës ose të informacionit në të, BKT ju këshillon:

* sapo të merrni kartën tuaj në dorëzim, nënshkruani në anën e pasme të saj
* mbasi të keni memorizuar numrin PIN, shkatërrojeni atë
* mos lejoni askënd tjetër të përdorë kartën tuaj të kreditit
* vendosja e numrit PIN në terminalet POS/ATM të mos kryhet nga askush tjetër përveç jush
* gjatë kohës që kryeni një pagesë, sigurohuni që karta të jetë nën vëzhgimin tuaj gjatë gjithë kohës
* nëse keni dyshime se karta ose informacioni i kartës suaj është vjedhur, kontaktoni menjëherë BKT
* për përdorimin në internet, sigurohuni që faqja ku po kryeni transaksionin të jetë e çertifikuar me SSL. psh "https://" në vend të http://
* kontrolloni vazhdimisht gjendjen e llogarisë suaj



Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Qendra Kontaktuese +381 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe ne:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.