Karta Debiti

 

BanKomat është kartë debiti e ofruar nga BKT e cila lidhet direkt me llogarinë tuaj, duke ju ofruar akses të plotë të parave tuaja kurdo dhe kudo që ndodheni. 

BKT tani është edhe më pranë jush, duke ofruar kartat e debitit të njohura në tregun ndërkombëtar, Maestro dhe VISA Electron, të cilat në dorën tuaj vijnë me emrin BanKomaT Maestro dhe BanKomaT VISA Electron.

Në rast se ju nevojiten para cash ju mund të tërhiqni në çdo ATM ,si  brenda ashtu edhe jashtë vendit, aty ku shihni logon e Maestro dhe Visa Electron.

Karta e debitit BanKomat është gjithashtu e përdorshme edhe për blerje në terminalet POS (pikë shitjeje) në Kosovë dhe në të gjithë botën. Ju mund të blini në çdo dyqan, supermarket, bar restorant, pika furnizimi karburantesh etj. kudo ku shfaqet logo e Maestro dhe Visa Electron.

Ju mund të verifikoni çdo transaksion të kryer nëpërmjet pasqyrimit të gjendjes së llogarisë, duke ju ofruar një kontroll të plotë të shpenzimeve tuaja.

Avantazhet:

Përdorimi i kartës

Tërheqje CASH: Futeni kartën në  ATM dhe më pas zgjidhni opsionin e gjuhës që dëshironi (Shqip ose Anglisht), formoni kodin PIN të kartës, zgjidhni opsionin për veprimin që ju dëshironi të kryeni (tërheqje parash, verifikim i gjendjes së llogarisë, ndryshim i kodit PIN etj). Për të realizuar transaksionin/et e dëshiruar/a thjesht ndiqni udhëzimet që ju shfaqen në ekranin e ATM-së.

Blerje në POS: Karta futet në terminal nga shitësi ose nga ju. Formoni kodin PIN të kartës suaj,plotesoni shumën e pagesës dhe prisni ndërkohë për konfirmimin e transaksionit. Pasi transaksioni kryhet me sukses, shitësi duhet t’ju japë një kopje të dytë të faturës që duhet ta mbani ju.

*Informacion shtesë:

-Nëse ju keni pyetje rreth kartës sonë BanKomat, ju lutem kontaktoni Call Center në numrin:

+381 38 666 666

 

-Për të aplikuar për kartën e debitit BanKomat ju lutem vizitoni degën më të afërt të BKT-së



Banka Kombetare Tregtare copyright 2009
Qendra Kontaktuese +381 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe ne:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.