Kreditė nė Cash

Kredi për Investime 

 

Ky lloj financimi ju mundëson hapjen e një biznes të ri si dhe zgjerimin e atij aktual. Ajo iu mundeson blerjen e linjave të prodhimit, objekteve e aktiveve të tjera fikse, për ndërtimin, rinovimin e zgjerimin e biznesit tuaj.

 
 

Kushte të përgjithshme

 

Afati i maturimit -  deri në 10 vjet
Mënyra e pagesës -  këste mujore

Shuma maksimale e kredisë -  sipas plan-biznesit tuaj.
Kolaterali i nevojshem -  hipoteka e pasurive të paluajtshme por aplikohet edhe pengu i pajisjeve.
Mund të përfitoni pagesa më të ulëta të principalit për një periudhë të caktuar.



Kredi për inventar

 

Me anë të kësaj kredie BKT iu bën të mundur disponimin e kapitalit qarkullues për blerjen e inventarit, mallrave, lëndëve të para, etj. Në këtë mënyrë biznesi mund të ecë përpara pa pengesa. Përfitoni nga interesat e ulta dhe profesionalizmi i stafit tonë. Ne iu ofrojmë paketa fleksibël të produkteve për korporata përsa i përket llojit të kredisë, shumës, planit të ripagimit, kohëzgjatjes, etj.

 

Kushte të përgjithshme

 

Periudha e ripagimit të kredisë -  deri në 3 vjet, me të drejtë rifinancimi.
Mund të përfitoni pagesa më të ulta të principalit për një periudhë të caktuar.
Shuma maksimale e kredisë -  varësisht nga biznesi juaj.
Kolaterali i nevojshem -  hipoteka e pasurive të paluajtshme, por aplikohet edhe pengu i pajisjeve.

 

Kredi për sektorin e ndërtimit

 

Me anë të kësaj kredie BKT iu bën të mundur disponimin e kapitalit të nevojshëm për zhvillimin e projekteve në sektorin e ndërtimit privat dhe publik. Ne i'u ofrojmë paketa fleksibile të produkteve për korporata përsa i përket llojit të kredisë, shumës, planit të ripagimit, kohëzgjatjes, etj.

 

Kushte të përgjithshme

 

Afati i maturimit sipas afatit të projektit.
Mënyra e pagesës së kësteve është mujore.
Mund të përfitoni pagesa më të ulta të principalit për një periudhë të caktuar. 
Shuma maksimale e kredisë, sipas projektit tuaj.
Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të tregtueshme, por aplikohet edhe pengu i pajisjeve.
Edhe nëse nuk keni kolateralin e mjaftueshëm, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.

 

Linjë kredie qarkulluese

 

Gjatë zhvillimit të aktivitetit tuaj mund t'iu lindë shpesh nevoja për të pasur likuiditete të menjëhershme, për të kryer pagesa të ndryshme. Nëpërmjet kredisë së linjës qarkulluese BKT synon të përmbushë kërkesat afatshkurtra të klientëve për likuiditet. Klienti mund të përdorë dhe ripaguajë disa herë shumën deri në limitin e aprovuar për një vit që nga data e aprovimit të kredisë. Në këtë mënyrë biznesi mund të ecë përpara pa pengesa me mbështetjen tonë.

 

Kushte të përgjithshme

 
Periudha e ripagimit të kredisë - nga 3 deri në 12 muaj.
Përdorimi i menjëhershëm i limitit të aprovuar.
Shuma maksimale e kredisë -  varësisht nga biznesi juaj.

Kolaterali i nevojshem -  hipoteka e pasurive të paluajtshme por aplikohet edhe pengu i pajisjeve


Kredi mbi depozitën

 

Në kredinë kundrejt depozitës e veçanta është se si kolateral shërben vetë depozita që keni vendosur në llogarinë tuaj në BKT. Në këtë mënyrë ju nuk humbisni interesat që mund të përfitoni prej depozitës. Ne ju ofrojmë paketa fleksibël të produkteve për korporata, përsa i përket llojit të kredisë, shumës, planit të ripagimit, kohëzgjatjes, etj.

 

Kushte të përgjithshme

 

Mënyra e pagesës së kësteve -  mujore ose në momentin e maturimit të depozitës.
Shuma maksimale e kredisë -  deri në 90% të pengut të depozitës me afat.
Kolaterali - pengu i depozitës.

  

Klienti paguan një komision për lëshimin e Letrës së Garancisë

Garanci e përdorur është pengu i cash-it, hipoteka e pasurive të tregtueshme, por aplikohet edhe pengu i pajisjeve.




Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.