




Lajme
Banka Kombėtare Tregtare ka bėrė ndarjen e shpėrblimit
Banka Kombëtare Tregtare ka bërë ndarjen e shpërblimit kryesor dhe të fundit të kampanjës së saj “Kurse dhe fito për të ardhmen”, autoveturës “Golf”7”.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë drejtues të bankës, përfaqësues të administratës tatimore të Kosovës, përfaqësues të shtypit, si dhe shumë klientë të BKT-së nga gjithë Kosova.
Tërheqja e parë e shpërblimeve u bë me datë 19.07.2012 dhe u fitua një IPHONE 4S, një LCD TV-Samsung LE 323 dhe një SONY Play Station 3.
Tërheqja e dytë e shpërblimeve u bë me datë 24.08.2012 dhe u fitua një IPAD2 3G, një Kamerë Dixhitale SONY DVD dhe Home Cinema SAMSUNG.
Tërheqja e tretë e shpërblimeve u bë me datë 26.09.2012 dhe u fitua një HP Notebook, një Samsung Tablet dhe një Play Station 3.
BKT do të vazhdojë të shpërblejë klientët e saj duke shpresuar në vazhdimësinë e bashkëpunimit të mirë me ta.
Banka Kombėtare Tregtare ka hapur degėn e saj tė re nė qytetin e Skėnderajt
Banka Kombëtare Tregtare ka hapur degën e saj të re në qytetin e Skënderajt.
Ne ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Mahir Yagxhilar, Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, znj. Songul Ozan, zv.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Andi Xhoi etj.
Me hapjen e kësaj dege, shkon në 24 numri i degëve të BKT-së në Kosovë, gjë që tregon rrirjen e vazhdueshme të saj, duke u bërë kështu një faktor shumë i rëndësishëm në tregun bankar të Kosovës.
BKT do të vazhdojë të punojë me përkushtim të lartë, për t`i shërbyer në mënyrën më të mirë të mundshme klientëve të saj, duke futur shërbime dhe produkte të reja në treg, për arritjen e synimeve të saj për të qenë banka numër një në Kosovë.
Kredi me 7% interes
Për herë të parë në tregun kosovar, kredi personale me vetëm 7% interes nga
BKT ka dalë këto ditë me ofertën më të re në treg, dhënien e kredisë personale me interesin më të ulët në treg, me vetëm 7%. Kjo është hera e parë që në Kosovë ofrohet një përqindje kaq e ulët interesi, por me anë të kësaj oferte, BKT përpiqet që t`ju afrohet sa më shumë kërkesave të qytetarëve të Kosovës, në mënyrë që t`i ndihmojë ata në plotësimin e nevojave të tyre.
Nga kjo ofertë mund të përfitojnë të gjithë të punësuarit në institucionet publike të cilët e marrin ose e kalojnë pagën në BKT dhe, mund ta përdorin atë për çfarëdo nevoje të tyre. Oferta përmban kredinë personale me shumë deri në 5,000 euro, afati i kthimit të kredisë është deri në dy vjet, pa shpenzime administrative dhe pa garantues.
Rritja gjithnjë e më e madhe e BKT-së në Kosovë, e cila aktualisht operon me 23 degë, bazohet në qëllimin e saj strategjik që të bëhet banka numër një në ofrimin e produkteve financiare, duke vazhduar rritjen e pjesëmarrjes në treg, mbajtjen e pozicionit lider në shumëllojshmërinë e produkteve, teknologjive te reja, strategjive inovative dhe interesave të ofruara.
U nėnshkrua kontrata per sponzorizim ne basketboll
Me datën 27.09.2012 në ora 12:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, u nënshkrua vazhdimi i bashkëpunimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Bankës Kombëtare Tregtare, për sponsorizim të Superligës(pagesa e gjyqtareve dhe vezhguesve te ndeshjes), BKT Liga e Femrave (pagesa e gjyqtarëve dhe vëzhguesve te ndeshjeve), Avansimi-shkollimi I gjyqtarëve të Basketbollit dhe turne dhe ndeshje ndërkombëtare të përfaqësueseve të grupmoshave të reja edhe për edicionin 2012/2013. Fillimisht kryetari i FBK-së z.Fatmir Gashi falënderoj BKT-në për mbështetje financiare të Superligës dhe Ligës së Femrave për edicionin e kaluar dhe ftojë të gjithë ata që e dojnë sportin dhe në veçanti basketbollin që të i vizitojnë filialet e BKT në mbarë Kosovën që të bëhen partner në shenjë mirënjohje për mbështetje të sportit e në veçanti basketbollit. Kurse, drejtori i BKT-së z.Suat Albayrak u shpreh i kënaqur që banka të cilën e drejton është pjesë e sportit në Kosovë dhe i gatshëm që edhe më tutje ta mbështes financiarishtë por edhe në mënyra të tjera, posaqërishtë të kontakteve me Federatën Turke për aktivitete të ndërsjellta.
Banka Kombėtare Tregtare shpallet Banka mė e mirė nė Shqipėri 2012
Banka Kombëtare Tregtare shpallet “Banka më e mirë në Shqipëri 2012”
Banka Kombëtare Tregtare(BKT) në Shqipëri dhe Kosovë në kuadër të Calik Group është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri 2012” në ceremoninë e ndarjës së çmimeve për përsosmëri nga Revista e shquar ndërkombëtare financiare Euromoney.
Revista Euromoney, botuar nga Euromoney Institutional Investor PLC, është një revistë periodike mujore e cila i përkushtohet financave ndërkombëtare bankare, analizave financiare, këmbimit valutor, menaxhimit të aseteve, investimeve bankare private, borxheve dhe tregjeve të kapitalit. Çmimi për Përsosmëri nderon ato institucione dhe ata individë që demonstrojnë udhëheqje, risi, dhe që sigurojnë nivelet më të larta të shërbimit dhe ekspertizës ndaj klientëve të tyre.
Banka Kombëtare Tregtare me performancë dhe ofrim te shërbimeve si E-Banking, Banka në Telefon , Kredit Kartela Prima, kujdesi ndaj klientëve dhe shumë risi të tjera ka arritur të bëhet banka lidere në sistemin bankar në Shqipëri.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua më 5 Korrik në Londër në darkën e organizuar nga revista “Euromoney”. Çmimi iu dha z. Mehmet Usta, Kryetar i Bordit Drejtues të BKT-së dhe z. Seyhan Pencabligil, Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT-së.
“ Ky çmim nuk është as I pari dhe nuk do te jetë I fundit, por pasi që Euromoney për here të parë dha këtë cmim për BKT-në, natyrisht se është i një rëndësie të vecantë. Vite më parë BKT pranoi 4 çmime nga The Banker, 2 çmime nga Emea Finance dhe 2 çmime nga Finance Central Europe. Përderisa Banka Kombëtare Tregtare vazhdon punën e palodhshme vazhdimisht do të kemi shpërblime të reja.Unë po e pranoj këtë cmim në emër të 1100 punonjësve të BKT-së dhe me këtë rast I falemnderoj që të gjithë”, ka deklaruar Kryetari I Bordit Drejtues të BKT-së, z. Mehmet Usta.
Banka Kombëtare Tregtare në vitin 2006 ka treguar përmirësim të madh që kur u bashkua me Calik Group.Deri më tani asetet totale të bankës janë 2 miliardë USD, total depozitat janë 1.65 miliardë USD duke e rritur kështu pjesëmarrjen në treg në 19.72%.
Banka Kombëtare Tregtare vazhdon zgjerimin e rrjetit të saj duke arritur në 83 degë, nga të cilat 60 në Shqipëri dhe 23 në Kosovë.
Bankat i fshehin tarifat
Analiza e Komisionit të Konkurrencës për sektorin bankar ka gjetur se bankat komerciale po i fshehin çmimet e shërbimeve nga klientët. Krejt kjo me qëllimin që klienti të lidhet me një bankë të vetme. Bankat më të shtrenjta në shërbime mbesin ProCredit dhe Raiffeisen.
Ka një arsye se pse kosovarët e ndërrojnë më vështirësi bankën. Atyre u mungojnë informatat e nevojshme rreth çmimit të shërbimeve dhe nuk kanë informacione se cila është më e leverdishme me çmime.
Ky terr informativ për klientët, sipas analizës se fundit për sektorin bankar, të Komisionit Kosovar të Konkurrencës, po i detyron klientët të bllokohen në një bankë të caktuar.
“Procesi i ndërrimit të bankës është për konsumatorin një proces i vështirë, i kushtueshëm dhe zakonisht kërkon kohë. Mungesa e informimit të klientit e detyron atë të ngelet i “bllokuar” në një bankë të caktuar dhe “kostot e transferimit” për të të jenë më të larta”, thuhet në këtë analizë, një kopje të së cilës e ka siguruar “Expressi”.
Mungesa e transparencës nga ana e bankave, sipas kësaj analize, paraqitet më qartë përmes pamundësisë së konsumatorëve për të krahasuar në mënyrë efikase shërbimet e ofruara nga bankat.
Me rregulloret ekzistuese të Bankës Qendrore të Kosovës, institucionet financiare janë të obliguara që t’i informojnë klientët për të gjitha shërbimet, qoftë direkt apo përmes publikimit të tarifave në ueb faqet e tyre apo t’i reklamojnë nëpër degë. Ndërkaq, kështu siç është aktualisht, përveç disa postimeve në ueb faqe nga disa banka, format e tjera të informimit të klientëve mungojnë.
Më shumë se bankat, për këtë punë viteve të fundit është përkujdesur Instituti “GAP”, përmes publikimeve të njohura si “Bankometri”.
Në bankometrin e gjashtë, në analizën e çmimeve për shërbimet e ndryshme të bankave, vërehet se më të shtrenjtat në shërbime janë pikërisht ato banka që kanë numrin më të madh të klientëve dhe depozitave, për shembull, banka ProCredit, që së bashku me Raiffeisenin, janë ndër më të mëdha në vend, për mirëmbajtjen e xhirollogarisë i marrin qytetarit prej 0.50-0.75 euro në muaj.
Sipas këtij bankometri, për shërbimin “E-banking”, tarifa individuale shkon deri në 25 euro. Në këtë shërbim, më e shtrenjta është banka “ProCredit” me 20 euro, e pasuar nga “Raiffeisen”, me 11 euro. Pastaj vijnë bankat e tjera siç është Banka Ekonomike dhe TEB-i me nga 6 euro. Më e lira edhe këtu është Banka Kombëtare Tregtare.
Të kushtueshme janë edhe tarifat për kreditkartelë. Për aplikim për “debitkartelë”, tarifa arrin deri në 5 euro. Si më e shtrenjta këtu prin NLB-ja, me 5 euro, për të vazhduar tek ato që e kanë këtë shërbim pa pagesë, siç është BKT-ja dhe BPB-ja.
Një shërbim tjetër shumë i përdorshëm nga qytetarët është tërheqja e parave nga ATM-ja. Për këtë shërbim, qytetarëve u ndalen 15 centë. Kaq i ndal “ProCrediti”, NLB-ja dhe BPB-ja. Ndërkaq, e vetmja që e ofron pa pagesë këtë shërbim është sërish Banka Kombëtare Tregtare.
Përveç kësaj, në analizën e Komisionit për Konkurrencë jepen edhe detaje të tjera rreth bankave me kapital të huaj dhe pjesëmarrjes se tyre në asetet e sistemit bankar. Prej tetë bankave komerciale, gjashtë janë me pronësi të huaj, ndërsa dy me pronësi vendore.
“Bankat me pronësi të huaj dominojnë tregun bankar në Kosovë, duke menaxhuar 90.2 për qind të gjithsej aseteve të sistemit bankar. Pjesa e mbetur e aseteve, 9.8 për qind, menaxhohet nga dy bankat me pronësi vendore.
Gjithashtu, gjithnjë sipas kësaj analize, sistemi bankar në Kosovë vazhdon të karakterizohet me një shkallë të lartë të koncentrimit të tregut, ku rreth 77.4 për qind e gjithsej aseteve të sistemit bankar menaxhohen nga tri bankat më të mëdha. Dy bankat më të mëdha, ProCredit Bank dhe Raiffeisen Bank kanë një pjesëmarrje në tregun e përgjithshme të kredive prej 68 për qind.
Edhe sa i përket lëvizjes se normave të interesit, Komisioni ka gjetur se bankat kur është në pyetje kamata në kredi, po “përkujdesen” që t’i mbajnë të larta, madje me tendencë të rritjes. Ndërkaq, krejt ndryshe është me normat e interesit në depozita.
“Norma mesatare e interesit në depozita (mesatarja lëvizëse 12- mujore) u zvogëlua nga 4.3 për qind sa ishte në dhjetor 2009 në 3.7 për qind në dhjetor 2010, përderisa norma mesatare e interesit në kredi u ngrit në 14.6 për qind në dhjetor 2010 nga 14.4 për qind në dhjetor 2009”, thuhet në analizën e KKK-së. Zvogëlimi i normës së interesit në depozita gjatë vitit 2010 mund të jetë rezultat i ngadalësimit të kredidhënies nga sistemi bankar në gjysmën e parë të vitit, gjë që mund të ketë ndikuar në zvogëlimin e kërkesës së bankave për depozita. (Gazeta Express)
U VAZHDUA EDHE PER NJE EDICION KONTRATA PER SPONSORIZIM ME BKT
Sot me datën 07.09.2011 në ora 11:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, u nënshkrua vazhdimi i bashkëpunimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Bankës Kombëtare Tregtare, për sponsorizim të Superligës dhe Ligës së Femrave në basketboll edhe për edicionin 2011/2012. Fillimisht kryetari i FBK-së z.Fatmir Gashi falënderoj BKT-në për mbështetje financiare të Superligës dhe Ligës së Femrave për edicionin e kaluar dhe ftojë të gjithë ata që e dojnë sportin dhe në veçanti basketbollin që të i vizitojnë filialet e BKT në mbarë Kosovën që të bëhen partner në shenjë mirënjohje për mbështetje të sportit e në veçanti basketbollit. Kurse, drejtori i BKT-së z.
BKT dhe IPKO fillojnė bashkėpunimin
Banka Kombëtare Tregtare dhe Kompania IPKO prezantojnë ofertë shumë të volitshme për të gjithë, ku BKT ofron financim të shpejtë për konsumatorë që kanë nevoja urgjente.
Banka Kombëtare Tregtare dhe IPKO kanë filluar bashkëpunimin për t’ju ofruar konsumatorëve hapsirë në përzgjedhjen e produkteve që dojnë ti posedojnë. BKT ofron financim për të gjithë konsumatorët e interesuar për blerjen e produkteve të IPKOs.
Konsumatorët mund të blejnë produkte të IPKO-s me Prima Këste - Kartën Master të lëshuar nga BKT, me mundësinë që pagesa të bëhet me 12 këste mujore. Financimi mund të bëhet edhe përmes Express Kredise ku konsumatorët mund të aplikojnë në të gjitha pikat e shitjes së IPKO-s, dhe në secilën degë të Bankës Kombëtare Tregtare, të marrin aprovimin mbrenda 2 orëve, dhe pagesa të bëhet me 24 këste mujore.
Të gjithë të interesuarit mund të shfrytëzojnë këtë ofertë për blerjen e produkteve të ndryshme, si telefona me brende të ndryshme të shumë kërkuara, dhe TV pako, Pako Premium, Premium HD, Duo Premium HD, etj, të gjitha këto me 0% Interes.
Bashkëpunimi mes BKT-së dhe IPKO-s ju mundëson të gjithëve që të blejnë produktet e preferuara dhe me shumë lehtësi të përmbushin nevojat e tyre.
Kosova pėrfiton nga KE-ja 203 milionė euro
Kosova do te perfitoje 203 milione euro nga 5.5 miliarde euro te ndara nga Komisioni Evropian per Ballkanin Perendimor, Turqine dhe Islanden.
Kjo shume do ti jepet Kosoves nga viti 2011 – 2013. Turqia eshte e para ne liste me nje shume prej 2.5 miliarde euro, Serbia 587 milione, Maqedonia 304 milione dhe Islanda me 28 milione euro.
Komisioneri per Zgjerim Stefan Fule ka thene se keto fonde ipen per te mundesuar zhvillim me te shpejte te ketyre vendeve ne rrugen e tyre drejt BE-se (Telegrafi)