Llogari rrjedhese

Llogari rrjedhëse

Asnjëherë nuk është vonë për të ardhur në Bankë. Fillojeni thjesht, hapni një llogari rrjedhëse! Përdoreni këtë llogari për të depozituar dhe tërhequr para në çdo kohë, dhe jo vetëm!

Avantazhet

·   Fleksibilitet: kryeni verpime në çdo moment, në çdo degë në Shqipëri dhe në Kosovë dhe kudo ndodheni me E-banking.

     ·  Transparencë: informohuni për gjendjen dhe veprimet e kryera në llogari në çdo kohë dhe pa komision.

      ·  Komoditet: Lehtësohuni nga mbajtja e parave. Me kartën e debitit tërhiqni cash në ATM 24 orë / 7 ditë, gjithashtu bëni pagesa për shëbime ose produkte nëpërmjet POS.   

Duke hapur një llogari rrjedhëse në BKT ju përfitoni më shumë:
 
·        Kartë Debiti Falas - Maestro ose Visa Electron. Karta e debitit është protofoli juaj i ri. Ju mund të tërhiqni para 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, dhe mund të paguani kudo ku shikoni logon Master Card/ Visa. Në Atm-të e BKT-së ju mund të tërhiqni lekë ose euro, jo vetëm nga llogaria kryesore por edhe nga 3 llogari të tjera.
 
·        E-banking – Banka në kompjuterin tuaj!
 
·        Debitimi Direkt Falas – pagesë automatike e faturave. Nuk keni pse stresoheni më çdo muaj pasi tashmë Banka do të paguajë faturat për ju. 
 
·        Pagesa Periodike në shuma fikse si pagesat e qerasë, abonimet mujore, pagesat e shkollës, pagesat e kredisë, kursimet, etj., direkt nga llogaria rrjedhesë.
 
·        Transferta në nisje dhe në mbërritje, brenda dhe jashtë vendit, me komisione shumë konkuruese.
 
 Si mund të hapni një llogari rrjedhëse?
·         Në çdo një nga degët e BKT, vetëm me një dokument identifikimi si : Kartë Identiteti,pasaportë, pasaportë biometrike ose nje çertifikatë me fotografi për personat nën moshën 16 vjeç.  
 
·         Dhe nëse tashmë jeni klient i BKT mund t’i hapni vetë llogaritë tuaja, duke përdorur edhe E-banking. 

 



Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare – Dega nė Kosovė merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.