Njė Vend i Shkėlqyer pėr tė Punuar

BKT: Një vend i shkëlqyer për të punuar !

Ne jemi krenarë për stafin tonë profesional, përpjekjet e të cilit kanë qënë thelbësore për performancën tonë të suksesshme. Këta njerëz të talentuar me profile, aftësi dhe interesa të ndryshme kanë kontribuar për ta bërë BKT-në një ndër institucionet financiare më të njohura, më konkuruese, më të preferuara dhe më të sigurta në Shqipëri. BKT vlerëson mundimin, kohën dhe përkushtimin që punonjësit e saj tregojnë për të arritur suksesin. Duke e identifikuar këtë synim, BKT beson se vlerësimi i performancës së lartë në punë është thelbësor. BKT ofron kompensim fleksibël dhe brilant paralelisht me paketën e përfitimeve duke synuar plotësimin e nevojave të ndryshme të punonjësve të BKT.
Çfarë e dallon BKT-në si punëdhënëse?
Këta njerëz të talentuar me profile, aftësi dhe interesa të ndryshme kanë kontribuar për ta bërë BKT-në një ndër institucionet financiare më të njohura, më konkuruese, më të preferuara dhe më të sigurta në Shqipëri.
Për të siguruar kënaqësinë dhe besnikërinë e këtyre njerëzve dhe për të kontribuar në mirëqënien e tyre sociale, BKT ka hartuar dhe zbatuar një sërë skemash të reja që e diferencojnë atë nga bankat e tjera në Shqipëri.
BKT është:
·         Banka e parë në Shqipëri që ofron Sigurimin e Jetës dhe Sigurimin ndaj Aksidenteve gjatë gjithë kohës së punësimit.
·         Banka më e mirë në Shqipëri për të thithur, trajnuar dhe promovuar talentet e reja.
·         BKT është banka që ofron kredi për shtëpi dhe kredi të tjera për stafin me kushte lehtësuese.
·         Banka iu ofron punonjësve të saj sistemin e atributeve të bazuar në aftësitë dhe arritjet e performancës.
 
Stafi i BKT është i titulluar të përfitojë nga Sistemi Bonus si në vijim
·         Bonus  Performancë e Degës për Tremujorë
·         BKT është punëdhësi më i mirë për kujdesin për shëndetin e stafit duke sjellë mbështetje financiare dhe profesionale brenda dhe jashtë vendit.
·         Stafi i BKT është titulluar të përfitojë të gjithë të drejtat duke u bazuar në Kodin e Punës të Shqipërisë.
·         Stafi i BKT është i titulluar të përfitojë të drejta të tjera suplementare nga Manuali i Politikave të Burimeve Njerëzore të BKT
 


Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.