Trajnimi dhe Zhvillimi

Trajnimi dhe Zhvillimi

Të Mësuarit dhe Zhvillimi është thelbësor për performancën individuale, zhvillimin personal dhe professional, gjithashtu edhe për suksesin e BKT-së. Investimi në Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor është fokus të politikave të menaxhimit të bankës.
Të mësosh është pjesë integrale e strategjisë së BKT
Praktikisht, të mësuarit dhe puna janë të integruara në jetën e punonjësit të BKT-së. Kurrikula e trajnimeve të brendshme përfshijnë bankingun, menaxhimin dhe aftësitë personale të programeve trajnuese. Punonjësit tanë kanë mundësinë të rrisin performancën e tyre me anë të kurseve dhe programeve të cilët janë efektivë në punët e tyre.
Në programet e trajnimeve ne përdorim trajnimet brënda vendit të cilët shpeshherë lektohen nga punonjës me përvojë në fushën bankare.
Trajnimi i vazhdueshëm ka sjellë një profesionalizëm të dukshëm, që rezulton me një ecuri mjaft të mirë edhe të institucionit.
Ndër vite, BKT ka krijuar dhe vazhdon të krijojë marrëdhënie të frytshme me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë reputacion shumë të lartë në fushën e trajnimeve.
Shumë punonjës të BKT-së kanë marrë pjesë në trajnime jashtë vendit, gjë e cila tregon rëndësinë që BKT jep për integrimin e stafit me zhvillimet, produktet dhe sfidat e tregut bankar ndërkombëtar.


Banka Kombetare Tregtare copyright 2018
Qendra Kontaktuese +383 (0) 38 666 666 : Harta : Kontakt
Web Kredi
Na gjeni edhe nė:
Banka Kombėtare Tregtare Kosovė Sh.A. – merr pjesė detyrueshėm nė Fondin e Sigurimit tė Depozitave tė Republikės sė Kosovės.